Basha katër orë takim me ambasadorin amerikan Donald Lu

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim që ka zgjatur rreth katër orë me ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Lajme

24/04/2017 20:04

Takimi mes tyre nisi në orën 15:15 dhe përfundoi në orë 19:10, pra gati 4 orë dhe u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

Ky është takimi i tretë i Bashës me Donald Lu që nga fillimi i protestës, më 18 Qershor.

Ky takim vjen një ditë para ardhjes së delegacioni europian në Tiranë, me qëllim zgjidhjen e krizës politike, shkruan, Lapsi.al.