Basha ikën nga selia e PD,asnjë zyrtar nuk mbetet në selinë blu

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u largua nga selia e Partisë Demokratike pak pas mesnate.

Lajme

26/06/2017 01:16

Me ikjen e tij, në selinë blu kanë mbetur vetëm gazetarët dhe punonjësit e zyrës së shtypit.

Gjatë gjithë ditës nga selia e PD nuk pati një mesazh nga podium i selisë.

Pati vetëm një prononcim nga kryetari, Basha që falenderoi komisionerët që i kishin rezistuar presionit të partive të tjera, gjatë ditës.