Basha i del në krah Donald Lu: T’a shembim qeverinë!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për deklaratat e Ambasadorit Amerikan sot në Rrëshen, i cili u jepte mesazh të rinjve shqiptarë.

Lajme

30/09/2017 16:51

Lu sot deklaroi se të rinjtë kanë në dorë fatin e Shqipërisë dhe nëse nuk u përgjigjet qeveria, duhet t’a shembin si dhe t’u kërkojnë llogari politikanëve për makinat luksoze.

Në një postim në Facebook, Basha shprehet se Ambasadori ka të drejtë në mesazhin e tij për të rinjtë.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Ambasadori ka të drejtë në mesazhin për të rinjtë: ” Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë.

Kështu funksionon demokracia. Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju.”

Ndërsa përgjigja për pyetjen që çdo shqiptar duhet t’i bëjë qeverisë, kur ajo refuzon të paguajë librat shkollorë nga buxheti, është e thjeshtë:

Vetëm për gjysmën e parë të vitit, qeveria shpenzoi:

  1. Për bileta/udhëtime rreth 2 milionë dolllarë.
  2. Për Orendi/rikonstruksion zyrash: rreth 14 milionë dollarë.

Kaq pará janë të mjaftueshme për të siguruar librat shkollorë për të gjithë nxënësit e Shqipërisë.

Ashtu sic ka premtuar, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend propozimin për të financuar nga Buxheti librat e shkollës për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.