Basha gjen formulën e suksesit te ekipi i Shqipërisë

Migjen Basha u rikthye në Kombëtaren e Shqipërisë.

Sport

08/09/2018 08:39

Rikthimi i lojtarëve me eksperiencë ishte i nevojshëm…

Sigurisht që po, kur ke lojtarë me eksperiencë, ndryshon dhe ndihmon shumë më shumë. Eksperienca ka qenë fondamentale. U desh të reagonim. Kemi reaguar në mënyrë të mirë. Në fund të fundit 3 pikë janë të rëndësishme.

Sa komod ishe në pjesën e përparme, nuk pamë shumë pasime vertikale. Nuk pate shumë hapësire…

Unë nuk e kam problem sistemin. Mundohem para ndeshjes ta përgatit ndeshjet dhe ti kuptoj lëvizjet, lojtarët. Sistemi ishte shumë i mirë sot. Në pjesën e dytë, sistemi ka qenë pak më i vështirë, se duhet të mbroheshim dhe të merrnim 3 pikë.

Për kartonin e verdhë…

Mendova që ta mbrojë topin, nuk arrita, u desh ta bëja faullin. Mendova që nuk do më ndëshkonte në faullin e parë. E rëndësishme është që isha i qetë dhe nuk mora kartonin e dytë.