Basha: Edi Rama t’i jap fund heshtjes fajtore dhe kriminale

Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet qysh nga dita e djeshme në Shkodër. Ai teksa vizitoi banorët e përmbytur në Shkodër i bën apel të fortë qeverisë dhe kryeministrit Rama të shpallë gjendjen e emergjencës.

Lajme

24/03/2018 13:08

Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës! Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit. Edi Rama ti japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale” – shkruan Basha ne faqen e tij ne FB, teksa poston foto me banoret e përmbytur./lapsi.al