Basha: Duhet ta ndërrojmë faqen

Migjen Basha konsideron se ka ardhur momenti që Torino ta ndërrojë faqen, pas humbjes së tretë rresht, të cilën e pësoi sot nga Interi. Mesfushori kosovar megjithatë e pranon se Nerazzurri e merituan plotësisht fitoren. “Në pjesën e parë kemi çaluar, por kjo është meritë e Interit, i cili na vuri në vështirësi, pasi na…

Sport

09/03/2014 23:00

Migjen Basha konsideron se ka ardhur momenti që Torino ta ndërrojë faqen, pas humbjes së tretë rresht, të cilën e pësoi sot nga Interi. Mesfushori kosovar megjithatë e pranon se Nerazzurri e merituan plotësisht fitoren.

“Në pjesën e parë kemi çaluar, por kjo është meritë e Interit, i cili na vuri në vështirësi, pasi na kundërshtari na bëri presion të madh”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi shqiptar pas ndeshjes.

“Nuk ia arritëm ta bënim lojën tonë, kjo është meritë e tyre dhe mungesë efikasiteti e jona. Por, në pjesën e dytë jemi rritur shumë në krahasim me të parën”, shtoi ai.

“Humbja e tretë? Rëniet mund të ndodhin, por përpos ndeshjes me Bolognan, të tjerat nuk më duket se ishin dhe aq të këqija. Në këto momente gjërat nuk po shkojnë siç dëshirojmë, por duhet ta ndërrojmë faqen”, vijoi ai.

“Në Napoli do të jetë një ndeshje e vështirë, si kjo e sotmja. Në Sampdoria ishim të pafat. Kemi shumë më tepër se ata, por nuk ia dolëm të shënonim, ndërsa ata po. Po mendojmë për të ardhmen dhe të bëjmë sa më shumë pikë, ka ende për t’u luajtur. Sot na nevojitej rezultati, por duhet të shkojmë përpara”, përfundoi Basha.