Barzagli nuk pensionohet, nënshkruan me top klubin e Evropës

Andrea Barzagli është në prag të nënshkrimit të kontratës së re deri më 30 qershor të vitit 2019.

Sport

20/01/2018 08:12

Andrea Barzagli dhe Juventus do të vazhdojnë së bashku.

Mbrojtësi italian është në prag të nënshkrimit të kontratës së re deri më 30 qershor të vitit 2019.

“Sky Sport” raporton se palët kanë arritur marrëveshje dhe Barzagli do të mbetet me “Bianconerët” edhe për një tjetër sezon, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra kampione nga Serie A tani ka për synim vazhdimin e kontratës me mbrojtësin tjetër italian, Giorgio Chiellini. /Lajmi.net/