Bartra rikthehet në fushë pas sulmit terrorist, shikojeni si qanë (FOTO)

Marc Bartra ka bërë paraqitjen e parë për Borussia Dortmundin që nga sulmi me bombë ndaj skuadrës gjermane.

Sport

20/05/2017 17:42

Mbrojtësi spanjoll është rikuperuar pas operimit në dorë, për t’u paraqitur në ndeshjen e xhiros së fundit mes Borussia Dortmundit dhe Werder Bremen, e fituar nga këta të fundit me rezultat 4:3, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në ‘Signal Iduna Park’.

25 vjeçari që ishte lënduar në sulmin me bombë në prag të ndeshjes Borussia Dortmund – Monaco, pas ndeshjes nuk ka mundur të përmbahet nga emocionet, duke filluar të qajë në fushë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6