Bartra: Barcelona – Bayern, s’ka më 0:7

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra është i bindur se nuk do të ketë përsëritje të kapitullimit nga viti 2013, në duelet me Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2015 21:45

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra thotë se nuk do të ketë përsëritje të humbjeve 3:0 dhe 4:0 nga Bayern Munich, në ballafaqimin e skuadrave në gjysmëfinale të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

“Bayern shpërtheu në fazën përfundimtare të sezonit, kurse ne ishim në anën e kundërt”, deklaroi ai.

“Kishim lëndime, nuk ishim mirë fizikisht, e në raste të tilla ndodhin të papritura. Në Evropë, sidomos në gjysmëfinale, asnjë skuadër nuk mund të jetë favorit sepse mund të ndodh gjithçka”, theksoi Bartra.