Bartomeu zbulon edhe sa vite do të qëndrojë Messi te Barcelona

Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se klubi i ka ofruar Lionel Messit kontratë të re pesë vjeçare, duke e pasur në plan për të mbajtur në skuadër përgjithmonë.

Sport

16/02/2019 12:20

Messi, 31 vjeçar, ka kontratë me Barcelonën edhe për dy vite e gjysmë, ndërsa katalanët kanë filluar të punojnë për zgjatjen e saj.

Kampionët e La Ligas kanë në plan që me kontratën e re, t’i ofrojnë Messi qëndrim të përhershëm në ‘Camp Nou’.

“Lionel Messi do të vazhdojë me ne”, ka thënë Bartomeu, përcjell ‘lajmi.net’,

“Ai është një lojtar i klubit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë gjithmonë”./Lajmi.net/