Bartomeu: Nëse ndodh kjo, mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se me ndihmën e disa përforcimeve të reja, skuadra katalane mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/11/2017 07:03

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se me ndihmën e disa përforcimeve të reja, skuadra katalane mund të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Ai ka thënë se nëse ofrohen mundësi, do të sjellë përforcime në ekip gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Duam të fitojmë La Ligën, Copa del Rey dhe pa dyshim Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse vjen mundësia për të realizuar përforcime, do ta bëjmë”, theksoi Bartomeu. /Lajmi.net/