Bartomeu me Messin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka përkrahur sulmuesin Lionel Messi që të fitojë Topin e Artë.

Sport

10/12/2014 09:00

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka shprehur mbështetjen e tij për sulmuesin Lionel Messi, në garë për Topin e Artë.

Ylli argjentinas është në mesin e finalistëve së bashku me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, dhe portierin e Bayern Munichut, Manuel Neuer.

Por, Bartomeu ka thënë se nëse do të kishte të drejtë vote, do ta zgjidhte Messin.

“Është futbollisti më i mirë në histori të futbollit dhe nuk ekzistojnë dyshime”, deklaroi Bartomeu për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”.

“Duam që ai të fitojë Topin e Artë këtë vit. Nuk mund të votoj, por nëse do të kisha të drejta do ta zgjedhja atë”, u shpreh kreu i gjigantit katalan.