Bartomeu e pranon lajmin e keq, çdo tifoz i Barcelonës duhet ta lexojë letrën e hapur!

.

Sport

14/12/2017 15:52

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka dërguar një mesazh për Krishtlindje, duke pranuar që Barca është përballur me probleme gjatë vitit 2017, përcjellë “Lajmi.net”.

Më poshtë e keni letrën e plotë të Bartomeut.

“Ne e dimë që kemi marrë vendime, që nuk i pëlqejmë, – tha ai. – Ka qenë një vit intensiv, si nga pikëpamja sportive, ashtu edhe nga ajo sociale. Ne e dimë se kemi marrë vendime, që nuk i kemi pëlqyer, por përkundër të gjitha këtyre vështirësive, të cilat janë shumë, bordi drejtues është përpjekur t’i bëjë gjërat me qetësi dhe me ndjeshmëri.

Largimi i Luis Enrique, ardhja e Valverde, largimi i Neymar, rinovimet, problemi i vetë i Katalonjës, janë momentet kryesore, që shënjojnë këtë vit kalendarik.

Barça vazhdon të rritet si një markë, si një familje dhe si një klub. Ne jemi të vetëdijshëm për kohët kur jetojmë. Janë kohë krizash, por shpresojmë të kemi një vit 2018 më të mirë se vitin 2017″. /Lajmi.net/