Bartomeu: Asnjëri nga MSN-ja nuk largohet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se asnjëri nga treshja Messi – Suarez – Neymar, nuk do të largohet këtë verë.

Sport

25/05/2016 23:51

Trion e Barcelonës, Messi – Suarez – Neymar, do t’i shohim së bashku të paktën edhe për një edicion.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit spanjoll, Josep Maria Bartomeu.

“Është e pamundur që të largohet dikush nga MSN”, tha Bartomeu për RMC.

“Të gjithë lojtarët tanë janë të lumtur me klubin dhe qytetin sepse është mjaft e këndshme të jetoni këtu”, shtoi ai.