Barrella, i shumë kërkuari nga Chelsea thotë se idhulli i tij ishte lojtari nga Ballkani

Anëtari i Cagliari, Nico Barrella,i cili është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë afat kalimtar ka treguar disa detaje interesante.

Sport

21/01/2019 23:21

Ai madje ka folur edhe për idhullin e tij, të cilin e kishte përcjell qysh kur ishte lojtar i ri. Fjala është për mesfushorin me ballkanas, Dejan Stankovic, i cili kishte luajtur me Lazio dhe Inter.

“Stankovic” ishte përgjigja e Barrella kur u pyet për idhullin e tij. “E kujtoj akoma golin e tij nga mesfusha” ka thënë Barrella, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Nico Barrella po kërkohet me ngul nga skuadra e Chelsea, ku pëlqehet nga Maurizio Sarri.

Por, në garë për lojtarin qëndron edhe skuadra nga Serie A, Inter, të cilët kanë kontaktuar disa herë me Cagliarin.

Barrella tashmë paraqitet edhe me kombëtaren e Italisë, ku së bashku me Verrattin dhe Jorginhon kanë krijuar një treshe të mirë në mesfushë. /Lajmi.net/