Barnat e reja mund të ndalojnë sulmin në zemër pa efekte anësore

Shkencëtarët raportojnë se janë shumë afër që të zbulojnë barna që luftojnë sulmin në zemër e që njëkohësisht nuk kanë ndonjë efekt negativ në organizmin tonë. Hulumtimet më të reja të bëra në Universitetin e Monash në Australi i japin shpresë mijëra personave të cilët tashmë kanë pësuar ndonjë sulm në zemër dhe të cilët…

Lifestyle

13/03/2014 13:51

Shkencëtarët raportojnë se janë shumë afër që të zbulojnë barna që luftojnë sulmin në zemër e që njëkohësisht nuk kanë ndonjë efekt negativ në organizmin tonë.

Hulumtimet më të reja të bëra në Universitetin e Monash në Australi i japin shpresë mijëra personave të cilët tashmë kanë pësuar ndonjë sulm në zemër dhe të cilët dëshirojnë të mos përjetojnë edhe një herë një gjë të tillë.

Shkencëtarët kanë shikuar pjesët e brendshme të një proteine specifike e cila i takon familjes së proteinave G  të çiftuara receptore.

Pasi kanë kombinuar në mënyrë të suksesshme dy molekula, ata kanë thënë se janë një hap afër krijimit të një hapi i cili parandalon sulmin në zemër.