Barku që iu rrit prej birrës doli të ishte tumor

Një burrë u trondit kur pas një vizite tek mjeku zbuloi se stomaku që mendonte se i ishte rritur për shkak të konsumimit të birrës ishte në fakt një tumor brenda tij.

Fun

25/10/2015 16:10

Craig Rutherford u bind që ta vizitojë mjekun nga gruaja e tij, pasi që nuk dëshironte të shkonte tek mjeku për një rritje të barkut që mendonte se e kishte si rezultat i birrës.

Pasi u testua, u zbulua se ai kishte një tumor të madh në stomakun e tij. Gjendja e rrallë, e quajtur ‘familial adenomatuous polyposis’, vrau gjithashtu edhe babanë e tij në vitin 1983, transmeton lajmi.net.

“Më herët këtë vit pashë se kisha shtuar peshë, por mendova se është për shkak të moshës. Linda po më kritikonte për stomakun tim por unë nuk e kisha fare idenë se në barkun tim kisha një tumor masiv në rritje. Tumori ishte duke u rritur kundrejt organeve – fshikëzës, veshkave, zorrëve, mushkërive dhe zemrës. Gjëja më e çuditshme është se unë nuk ndjehesha fare keq. Unë nuk do të kisha shkuar te mjeku nëse Linda nuk do të insistonte”, thotë ai.

Jo vetëm që ishte i madh, por kishte filluar të shpërndahej nëpër pjesët e tjera të trupit të tij. Fatmirësisht, pas operacionit, ai tani është mirë, dhe shpreson se kjo gjendje e tij nuk ka kaluar edhe në djalin e tij. (lajmi.net)