Bark i fryrë? Ja 4 ushqimet që duhet t’i shmangni

Shpesh ndihemi të fryrë dhe është një problem i madh ky si për femrat, edhe për meshkujt, veçanërisht nëse janë përpara një eventi të rëndësishëm, një takimi pune apo një feste ku duhet të tregojnë linjat e tyre.

Lifestyle

15/10/2015 16:11

Më poshtë po ju njohim me 4 lloje ushqimesh dhe pijesh, të cilat duhet t’i evitoni, për të pasur një bark të sheshtë. Ushqimet e para që duhen evituar për të mos pasur bark të fryrë janë ato me yndyrë.

Ushqimet e skuqura, ushqimet me maja si buka dhe pica, por edhe makaronat dhe orizi. Gjithashtu duhen konsumuar sa më rralle patatet dhe bishtajat, pasi stimulojnë fryrjen e barkut.

Nuk duhet të pini as pije me gaz dhe me sheqer pasi shkaktojnë fryrje në zonën rreth belit. -Dietat drastike duhen evituar. Ndonëse mund të humbni peshë lehtësisht, pas dietave do të rifitoni sërish kilogramë dhe fryrje të barkut, sapo te rifilloni ngrënien normale.

Alkooli është një nga armiqtë kryesorë të barkut pasi përmban shumë kalori. Kjo është edhe një prej arsyeve pse pjesa më e madhe e burrave kanë bark. /a.s/noa.al/