Bardhyl Meta me shumë miq përfshihet në organizimin e ndeshjes Kosovë – Kroaci

Përfaqësuesja e Kosovës më 6 tetor zhvillon ndeshjet historike me Kroacinë në Shkodër, në cilësinë e vendasit.

Sport

25/09/2016 23:15

Punët në organizimin e kësaj ndeshje janë intensifikuar ditëve të fundit, ku shumë persona në forma të ndryshme po kontribuojnë.

Në mesin e tyre edhe deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta.

Meta në Facebook ka njoftuar se nga nesër së bashku me një grup të madh miqsh, do të përfshihen në organizmin e kësaj ndeshje, për t’i qëndruar sa më afër Përfaqësueses së Kosovës në përballjen ndaj Kroacisë.

Njoftimi i Bardhyl Metës në Facebook:

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.