Barcelonës i rrezikohet “Messi i ri”, Pochettino në ndeshjen e Barcës B

Trajneri i Tottenham Hotspur, Maurici Pochettino ka qenë i pranishëm në ndeshjen e Barcelonës B kundër Cornellas.

Sport

18/11/2018 13:06

Ky fakt na shtyen të mendojmë se argjentinasi po planifikon që në merkaton e janarit të transferojë lojtar nga Barcelona.

Sipas “Sky Sports”, Pochettino është i interesuar në mesfushorin sulmues, Riqui Puig, transmeton lajmi.net.

Tottenham nuk ka kryer asnjë transferim në afatin e fundit kalimtarë të verës. Ata duan që në janar ta rifreskojnë skuadrën.

Mbetet të shihet nëse skuadra nga Londra do të nisi ndonjë ofertë drejtë Barcelonës, për Riqui Puig. /Lajmi.net/