Barcelonës i mungon Messi

Barcelona shënoi fitoren e dytë brenda javës në mungesë të Lionel Messit. Gjiganti katalan mposhti Valladolidin 4-1 të shtunën por Neymar thotë se argjentinasi i mungon shumë ekipit në fushë. Një lëndim në kofshë e ka pamundësuar 26-vjeçarin të paraqitet për dy ose tri javë por kjo nuk e ndali Barcelonën të fitojë kundër Celticut…

Sport

06/10/2013 20:00

Barcelona shënoi fitoren e dytë brenda javës në mungesë të Lionel Messit. Gjiganti katalan mposhti Valladolidin 4-1 të shtunën por Neymar thotë se argjentinasi i mungon shumë ekipit në fushë.

Një lëndim në kofshë e ka pamundësuar 26-vjeçarin të paraqitet për dy ose tri javë por kjo nuk e ndali Barcelonën të fitojë kundër Celticut në Ligën e Kampionëve, dhe Valladolidit këtë fundjavë.

Neymar, i cili në mungesë të Messit ka bërë dy paraqitje të njëpasnjëshme si titullar, duke shënuar në fitoren e së shtunës, deklaroi se prezenca e Messit i mungon ekipit.

“Messi është gjithmonë i rëndësishëm. Për të gjithë ai është futbollisti më i mirë në botë”, deklaroi Neymar për të përditshmen sportive spanjolle Marca.