Barcelonë, dëgjoje Neuerin

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer thotë se skuadra e tij duhet t’i zhvillojë dy ndeshje të mëdha kundër Barcelonës, për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 14:42

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer është i vetëdijshëm se skuadra e tij nuk do ta ketë lehtë kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Sigurisht, nuk do të jetë një detyrë e lehtë. Nuk ka ndeshje të lehta pasi të arrini në gjysmëfinale”, u shpreh ai.

“Ne e mposhtëm Barcelonën bindshëm në të dy ndeshjet e gjysmëfinales më 2013 por ajo nuk ka kurrfarë rëndësie tani”, shtoi ai.

“Gjërat kanë ndryshuar në të dy klubet. Ne duhet të bëjmë dy paraqitje të mëdha nëse dëshirojmë të arrijmë në finale”, përfundoi Neuer.