Barcelona zgjedh formcionin e ri pas lëndimit të Dembele

Barcelona me ndryshime në formacion pas lëndimit të përforcimit të ri, Ousmane Dembele.

Sport

22/09/2017 07:03

Ousmane Dembele do të mungojë për disa muaj pas lëndimit të pësuar ndaj Getafes në La Ligë.

Andaj, trajneri Ernesto Valverde është i detyruar të bëjë ndryshime në formacion për ndeshjet e ardhshme në La Ligë por edhe Ligën e Kampionëve.

‘Mundo Deportivo’ raporton se Valverde tashmë ka zgjedhur formacionin me të cilin do të luajë Barcelona në mungesë të Dembele, përcjell “lajmi.net”.

Formacioni: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Umtiti, Alba; Sergio, Rakitic, Iniesta; Dembélé (Deulofeu), Messi, Suárez. /Lajmi.net/