Barcelona zgjedh dy përforcime të tjera nëse dështojnë Coutinho – Dembele (FOTO)

Barcelona ka dy emra të rinj nëse dështon ardhja e Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele.

Sport

19/08/2017 11:43

Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele janë dy objektivat kryesore të Barcelonës për transferim në Camp Nou në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas të përditshmes sportive katalane, Sport, Barcelona është duke e përgatitur edhe planin B nëse dështon transferimi i Coutinhos dhe Dembeles.

Gjiganti nga La Liga, nëse dështon në këtë drejtim, do të transferojë Jean Seri (Nice) dhe Angel Di Marian (PSG). /Lajmi.net/