Barcelona – Willian – Chelsea, vjen edhe reagimi nga lojtari

Willian ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit, pas interesimit të shfaqur nga Barcelona.

Sport

13/01/2019 18:47

Barcelona edhe gjatë afatit kalimtar të kaluar kishin shfaqur interesim për lojtarin, mirëpo Chelsea refuzoi gjithçka.

Përsëri, gjatë afatit kalimtar dimëror që zgjat deri më 31 janar, katalanët kanë ofruar rreth 60 milionë euro + Malcom, mirëpo as kjo ofertë nuk bindi drejtuesit e skuadrës.

Së fundmi, ishte edhe vet braziliani Willian i cili bëri të ditur se nuk planifikon të bëjë ndonjë lëvizje gjatë janarit.

Gjithçka është bërë e qartë në një intervistë të lojtarit me “BT Sport”, kur Willian ka thënë: “E ardhmja ime është tek Chelsea” transmeton lajmi.net.

Edhe trajneri i “bluve”, Maurizio Sarri, ka thënë se është e pamundur që Chelsea ta humb brazilianin.

Willian realizoi dje një gol jashtëzakonisht të bukur për fitoren e Chelsea kundër Neëcastle. /Lajmi.net/