Barcelona – Wenger, e pabesueshme se çfarë mund të ndodhë!

Ish trajneri i Arsenalit, Aresene Wenger, ka shprehur dëshirën e tij për të udhëhequr një skuadër pas qëndrimit prej 22 vitesh në krye të Arsenalit.

Sport

18/10/2018 10:54

Trajneri francez në fund të sezonit të kaluar u largua nga Arsenalit, tek e cila skuadër qëndroi për 22 vite.

Wenger gjatë një interviste për ‘Bild’, ka deklaruar se është i gatshëm t’i rikthehet punës, me shumë skuadra që kanë shprehur dëshirë të angazhojnë.

‘Goal.com’ raporton se trajneri francez mund të rikthehet në punë duke marrë drejtimin e Barcelonës, për të zëvendësuar Ernesto Valverden.

Mungesa e qëndrueshmërisë në drejtimin e Barcelonës, mund t’i kushtojë Valverdes, me Wengerin që është i gatshëm të zë vendin e tij./Lajmi.net/