Barcelona vjen me gjest fantastik (FOTO)

Skuadra e Barcelonës do të nderojë viktimat e sulmit terrorist që ndodhi në këtë qytet një ditë më parë.

Sport

18/08/2017 19:41

Në një njoftim të klubit, thuhet se në fanella në vend të emrave të lojtarëve, do të shkruhet Barcelona, për nder të viktimave të sulmeve të fundit.

Barcelona të dielën me fillim nga ora 20:15 në ‘Camp Nou’, hap sezonin e ri ndaj Real Betis.

Po ashtu është bërë e ditur se para fillimit të ndeshjes, do të mbahet edhe një minutë heshtje./Lajmi.net/