Barcelona vëzhgon përforcimin e ri në ndeshjen nga Bundesliga (FOTO)

Mesfushori i Schalke 04 është objektiv i klubit katalan për vitin 2018.

Sport

30/09/2017 14:02

Barcelona vazhdon të punojë dhe vëzhgojë futbollistë me mundësi të transferimit në klub në vitin 2018.

Ariedo Braida ka qenë prezent në tribuna gjatë ballafaqimit Schalke 04 – Bayer Leverkusen për të ndjekur nga afër paraqitjen e Leon Goretzka.

Mesfushori i Schalke 04 është objektiv i klubit katalan për vitin 2018, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

Goretzka ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Schalke 04. /Lajmi.net/