Barcelona vëzhgon nga afër sulmuesin e Serbisë

Luka Jovic, aktualisht anëtari i Eintracht Frankfurt ka përfunduar në radarin e gjigantëve të Evropës.

Sport

19/11/2018 11:13

Sulmuesi i Frankfurt ka pasur performanca të shkëlqyera në Bundesliga, gjë që ka zgjuar vëmendjen e skuadrave.

Skautët e Barcelonës janë parë në ndeshjen që Serbia e luajti në Ligën e Kombeve, dhe besohet se arsyeja pse ishin aty ishte sulmuesi Jovic, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Frankfurt është sensacioni i vitit në Gjermani, ku në Bundesliga ka realizuar 9 gola dhe ka shtuar 3 asistime, në 9 ndeshje.

Jovic luajti vetëm për 45 minuta në ndeshjen që skautët e Barcelonës ishin për ta parë nga afër.

Situatën e lojtarit thuhet se po e përcjellin edhe Bayern Munich dhe Liverpool. /Lajmi.net/