Barcelona vëzhgoi Reusin e Pogban

Drejtori i ri i Barcelonës, Ariedo Braida vëzhgoi Marco Reusin dhe Paul Pogban, gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve të martën.

Sport

25/02/2015 10:33

Drejtori i ri i Barcelonës, Ariedo Braida të martën mbrëma qëndroi në Torino, edhe pse gjiganti katalan kishte ndeshje në Manchester, kundër Cityt.

Kjo për shkak se ai ishte në detyrë për të vëzhguar  Marco Reusin dhe Paul Pogban, gjatë ndeshjes mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve, raportojnë mediat spanjolle.

Ylli gjerman dhe ai francez spekulohet se janë në agjendën e gjigantit katalan për transferim në Camp Nou, pas skadimit të dënimit të FIFA-s në janarin e vitit 2016.

Dhe, Reus shënoi gol kurse Pogba bëri një asistim në ballafaqimin që u mbyll me fitoren e Juventusit me rezultat 2:1.