Barcelona – Verratti, vjen një lajm i rëndësishëm

“Telenovela” Marco Verratti po shkon drejt fundit.

Sport

28/06/2017 16:42

4 korriku do të jetë data deçizive për të ardhmen e mesfushorit italian te Paris Saint Germain.

Barcelona do të presë deri në këtë datë përgjigje nga 24 vjeçari, për të cilin janë të gatshëm t’i paguajnë skuadrës franceze deri në 80 milionë euro.

Raportohet se edhe dëshira e Verrattit është që t’i bashkohet Barcelonës, por ky i fundit ka edhe disa çështje për t’i zgjidhur me skuadrën nga kryeqyteti francez./Lajmi.net/