Barcelona vendos për Umtiti

Skuadra e Barcelonës duket se ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm për Samuel Umtiti.

Sport

21/02/2019 16:16

Mbrojtësi francez ka vuajtur nga një lëndim në gju, lëndim ky që e ka lënë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë.

Ai ka qenë në dyshim për dy ndeshjet e radhës që Barcelona i ka shumë të rëndësishme, kundër Sevillas dhe Real Madrid.

“Sport” shkruan se as kundër Sevillas dhe as në ‘El Clasico’, Umtiti nuk do të aktivizohet, transmeton lajmi.net.

Barcelona dëshiron t’i marrë gjërat shtruar me francezin, pasi ai mungoi për tre muaj dhe nuk mund të rrezikohet.

Superkupa e Katalunisë, më 6 mars besohet të jetë koha e duhur për rikthimin e Umtiti në formacion. /Lajmi.net/