Barcelona vendos për largimin e Vermaelen

Barcelona ka humbur durimin me mbrojtësin Thomas Vermaelen.

Sport

19/09/2018 13:28

E ardhmja e Thomas Vermaelen pritet të jetë larg skuadrës së Barcelonës.

Duke filluar nga qershori i vitit 2019, belgu do të jetë një futbollist i lirë, pasi drejtuesit “Blaugrana” kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën mbrojtësit, e cilia i skadon pikërisht në përfundim të sezonit të ardhshëm.

Vermaelen është pjesë e klubit katalan që nga 9 gushti i vitit 2014, kur u transferua nga Arsenali për shumën e 15 milionë paundëve.

Gjithsesi, tani futbollisti dhe menaxherët e tij duhet të nisin punën për të gjetur një sistemim të ri për sezonin e ardhshëm.