Barcelona vendos për fatin e Alcacer

Paco Alcacer mund të largohet nga Barcelona, në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

15/08/2018 08:58

E ardhmja e Paco Alcacer pritet të jetë larg Barcelonës.

“Mundo Deportivo” raporton se sulmuesi është më afër shitjes, se sa qëndrimit në Camp Nou në javët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Munir e ka kaluar në radhën e rezervistëve andaj Alcacer, i cili vështirë se do të mbetet te skuadra kampione nga La Liga, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij nga Barcelona dhe ardhja e një sulmuesi tjetër te skuadra e trajnerit Ernesto Valverde. /Lajmi.net/