Barcelona me vendim për Denis Suarez

Denis Suarez do të rikthehet te Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Sport

26/05/2016 23:56

“Fichajes.net” shkruan që klubi katalunas ka vendosur për të përdorur opsionin e ri-blerjes së Suarez nga skuadra e Villarrealit.

Kjo pas paraqitjeve fantastike që i ka treguar në këtë sezon te skuadra e verdhë, pas të cilave Suarez po kërkohet edhe nga disa skuadra tjera, përcjellë “Lajmi.net”.

Problemi qëndron se Suarez dëshiron më shumë minuta, të cilat megjithatë mund t’i fitojë me cilësitë e tij.