Barcelona vazhdon monitorimin e Rabiot

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Barcelona nuk po e largon nga vëzhgimi Adrien Rabiot.

Sport

18/11/2018 12:35

Mesfushori i PSG mbetët objektivi kryesor i Barcelonës për  afatin kalimtar të janarit, shkruan “Sport”, transmeton lajmi.net.

Francezi lidhet qysh moti me një kalim të mundshëm në Spanjë, dhe së fundmi besohet se destinacioni i tij do të jetë “Camp Nou”.

Megjithatë, presidenti i PSG ka shprehur dëshirën ta mbajë lojtarin në skuadërm edhe pse lojtari ka refuzuar vazhdimin e kontratës.

Kontrata e Adrien Rabiot skadon në vitin 2019. Barcelona po synon që ta bëjë përvete francezin. /Lajmi.net/