Barcelona u ankua për VAR, ja çfarë thotë Lopetegui

Julen Lopetegui ka komentuar ankesat e Barcelonës për përdorimin e VAR-it në barazimin 2:2 ndaj Gironas.

Sport

25/09/2018 13:33

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka dhënë mendimin e tij për vendimin me VAR që solli ankesa nga Barcelona në ndeshjen ndaj Gironas me përjashtimin e Christian Lenglet.

Ai ka thënë se nuk dëshiron ta gjykojë rastin por beson se VAR u ndihmon gjyqtarëve.

“Barcelona është ankuar në VAR? Nuk dua të gjykoj”, u shpreh Lopetegui në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

“VAR ndihmon kur keni dyshime. Ideja është që të shërbejë ndihmë”, theksoi ai. /Lajmi.net/