Barcelona transferon një super mesfushor (FOTO)

Mesfushori i Sevillas, Grzegorz Krychowiak mund të transferohet në Barcelonë.

Sport

31/05/2016 11:26

Barcelona ka identifikuar një super futbollist për transferim në Camp Nou.

Mesfushori i Sevillas, Grzegorz Krychowiak mund të nënshkruajë me kampionin e La Ligës, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.

Krychowiak ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Sevilla.

Dhe, kjo ka bërë që Barcelona të bëjë gati një ofertë për transferimin e tij në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.