Barcelona transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë (FOTO)

Barcelona ka dy opsione për ta përforcuar sulmin nga sezoni i ardhshëm.

Sport

21/03/2017 08:57

Barcelona ka bërë gati planin për transferimin e një sulmuesi të madh, gjatë afatit kalimtar të verës.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona dëshiron transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann ose yllit të Juventusit, Paulo Dybala, përcjell “lajmi.net”.

Griezmann spekulohet se mund të largohet nga Vicente Calderon, pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Dybala ende nuk e ka vazhduar kontratën në Juventus duke alarmuar drejtuesit e Barcelonës për transferimin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6