Barcelona transferon një prej sulmuesve më të mirë në botë? (FOTO)

Paulo Dybala vazhdon të jetë objektiv i Barcelonës.

Sport

12/08/2017 08:13

Barcelona nuk e ka harruar Paulo Dybalan.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se skuadra nga Camp Nou vazhdon të jetë e interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventusit.

Dybala së fundmi ka marrë fanellën me numrin 10 në Juventus, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, Barcelona ende e konsideron si objektiv për transferim në Camp Nou, ndoshta në verën e vitit 2018. /Lajmi.net/