Barcelona transferon mesfushor për 40 milionë euro (FOTO)

Mesfushori i Guangzhou Evergrande, Paulinho do të transferohet te Barcelona.

Sport

12/08/2017 15:12

Barcelona dhe Guangzhou Evergrande kanë arritur marrëveshje për mesfushorin brazilian, Paulinho.

Daily Mail shkruan se Barcelona i ka paguar 40 milionë euro klubit kinez për mesfushorin brazilian.

Paulinho ishte kërkesa e parë e trajnerit të ri të Barcelonës, Ernesto Valverde pas ardhjes së tij në klub. /Lajmi.net/