Barcelona transferon ish yllin e madh të Real Madridit

Barcelona po planifikon realizimin e një përforcimi të madh.

Sport

22/11/2017 09:13

Barcelona ka ringjallur interesimin për transferimin e mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se ish ylli i Real Madridit mund të rikthehet në La Ligë, në janar ose pas përfundimit të këtij sezoni.

Ozil nuk dëshiron ta vazhdojë kontratën në Arsenal ku është i lidhur me klubin londinez deri në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona dëshiron të përfitojë nga rasti duke e sjell Ozilin në Camp Nou si përforcim të madh në vitin e ardhshëm. /Lajmi.net/