Barcelona transferon Goretzkan, largohet përforcimi i madh (FOTO)

Barcelona ka shprehur interesim për Goretzkan i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës te skuadra gjermane.

Sport

23/09/2017 08:12

Andre Gomes do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Mundo Deportivo” raporton se mesfushori portugez do të gjejë një ekip të ri në rast të ardhjes së Leon Goretzka në klubin katalan.

Barcelona ka shprehur interesim për Goretzkan i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës te skuadra gjermane, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, ardhja e tij mund ta detyrojë Gomesin të largohet nga Camp Nou. /Lajmi.net/