Barcelona transferon futbollistin e parë për sezonin e ri (FOTO)

Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e qendërmbrojtësit të Deportivo La Coruna, Sidnei.

Sport

25/05/2016 10:42

Barcelona ka identifikuar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Gjiganti katalan është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për transferimin e qendërmbrojtësit të Deportivo La Coruna, Sidnei, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”, përcjell “Lajmi.net”.

Ky i fundit, i cili është në pronësi të Benficas, shumë shpejtë pritet t’i kryej testet mjekësore në Camp Nou. Ai mund të jetë pasardhës i Thomas Vermaelen që pritet të largohet nga Barcelona.

Por, Sidnei do të shërbejë mbulesë edhe për Gerard Pique e Javier Mascherano.