Barcelona transferimin e verës e bën nga Real Madridi (FOTO)

Isco mund të bëhet lojtari i 13-të që lë fanellën e Real Madridit për atë te Barcelonës.

Sport

21/02/2017 19:47

Mesfushori spanjoll i pakënaqur me statutin e tij te Real Madridi, dhe mundësitë e pakta që po ia jep Zidane, është duke menduar largimin nga ‘Santiago Bernabeu’ në afatin kalimtar të verës.

“I lodhur në banikë, Isco ka vendosur të largohet nga Reali këtë verë. Nuk ka asnjë mundësi që ai të vazhdojë kontratën”, shkruan ‘Mundo Deportivo’, përcjell lajmi.net.

Isco në Real Madrid është transferuar në verën e vitit 2013 për 30 milionë euro nga Malaga. Dhe e ardhmja e tij sipas medieve në Spanjë do të jetë në Barcelonë, pasi 25 vjeçari është një tifoz i Barcelonës, dhe qenit i ka vendosur emrin Messi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6