Barcelona të ofrojë kontratë të re për Messi

Dje janë bërë publike detaje që nuk i kemi ditur rreth ofertave të Manchester Cityr drejt Lionel Messi.

Sport

14/10/2018 14:23

Argjentinasi thuhej të ketë refuzuar oferta marramendëse, që do të kishin siguruar  dyfishin e fitimeve për të, vetëm që të qëndrojë tek Barcelona.

Megjithatë, sot mediet spanjolle kanë shkruar se Messi mund të largohet nga Barca si lojtar i lirë.

10shi i Barcelonës ka kontratë me skuadrën deri në vitin 2022, kontratë kjo e nënshkruar në nëntorin e kaluar.

“Mundo Deportivo” raporton se katalunasit po shpresojnë të nënshkruajnë një kontratë ekstra që do ta zgjasë qëndrimin e “pleshtit” edhe për së paku një vit më shumë në “Camp Nou”.

Më herët lojtari ka thënë që do të dëshironte ta mbyllte karrierën tek skuadra “blaugrana”./Lajmi.net/