Barcelona takon përforcimin e madh në Florida (FOTO)

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për përforcimin e madh.

Sport

19/07/2017 08:43

Marco Verratti vazhdon të jetë objektiv i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

“Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e Barcelonës mund ta takojnë yllin e Paris Saint-Germain gjatë turneut përgatitor në SHBA.

Madje, Verratti mund të kontaktohet nga gjiganti katalan gjatë ndeshjes në Florida ku PSG do të takohet me Romën, përcjell “lajmi.net”.

Verratti ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga klubi.

Por, Barcelona vazhdon të shpresojë në ardhjen e tij në Camp Nou. /Lajmi.net/