Barcelona sulmon Realin

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka ftuar bashkëlojtarët e tij që të sulmojnë Real Madridin në El Clasico të dielën. Dy gjigantët e futbollit spanjoll ballafaqohen në fundjavë në takimin që mund të vendos shumëçka në garë për titull të kampionit në La Ligë. Barcelona ka katër pikë më pak se Reali dhe humbja do…

Sport

20/03/2014 14:59

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka ftuar bashkëlojtarët e tij që të sulmojnë Real Madridin në El Clasico të dielën.

Dy gjigantët e futbollit spanjoll ballafaqohen në fundjavë në takimin që mund të vendos shumëçka në garë për titull të kampionit në La Ligë.

Barcelona ka katër pikë më pak se Reali dhe humbja do t’i linte në pozitë të vështirë për të mbrojtur titullin. “Ne e dimë se gjithmonë duhet të japim maksimumin sa herë që luajmë në Bernabeu”, deklaroi Iniesta gjatë një konference për shtyp.

“Por, ne duhet të jemi më shumë se kurrë më parë, Barcelona. Ne duhet të jemi të guximshëm, të mbajmë posedimin. Nëse nuk e bëjmë këtë, do të kemi telashe. Është një fushë ku vijnë kërkesat më të mëdha për futbollistët”.

“Ne duhet të shkojmë atje dhe të luajmë për fitore, të jemi të guximshëm. Gjërat zakonisht kanë shkuar mirë kur kemi qenë të guximshëm”.