Barcelona stërvitet pa Xavin dhe Alvesin

Barcelona vazhdon përgatitjet për duelin e radhës në La Ligë në udhëtim te Elche. Por, trajneri Gerardo Martino zhvilloi stërvitjen e sotme pa një numër të madh të futbollistëve të lënduar, në mesin e tyre edhe Xavi e Dani Alves.

Sport

06/05/2014 18:46

Barcelona ka stërvitur sot para duelit të ardhshëm në kuadër të La Ligës kundër Elches, të dielën.

Pavarësisht barazimit dëshpërues kundër Getafes në fundjavën e shkuar, humbja e Atletico Madridit dhe barazimi i Real Madridit e kanë lënë në garë Barcelonën, për titull të kampionit në La Ligë.

Trajneri Gerardo Martino dhe skuadra e tij janë duke u bërë gati për ballafaqimin e radhës në udhëtim te Elche, mirëpo ai ka një problem.

Përveç të lënduarve Carles Puyol, Gerard Pique, Jordi Alba e Neymar, në stërvitjen e sotme kanë munguar edhe Xavi Hernandez e Dani Alves.

I vetmi lajm i mirë për skuadrën është se në stërvitje mori pjesë i riu Jonathan Dos Santos.

Meksikani mungoi për disa muaj për shkak të lëndimit të rëndë që pësoi në nëntor të vitit të kaluar dhe tani është në rrugë të mirë drejt rikuperimit.