Barcelona sot debuton me fanellat e reja

Barcelona do të paraqitet në ndeshjen e sotme kundër Levantes me fanellat e reja, të cilat do ti bartë për ndeshjet që zhvillohen jashtë stadiumit Camp Nou.

Sport

21/09/2014 13:20

Para disa ditëve, Barcelona ka publikuar dhe fanellat e treta për sezonin 2014-15, të cilat do ti vesh kur do luajë si skuadër mysafire.

Blaugranët sot ndeshen me Levanten me fillim nga ora 21:00. Ata në këtë takim do të debutojnë me fanellat e tyre të reja.

Për dallim nga fanellat e sezonit të kaluar, këto do të kenë ngjyrë tërësisht të portokalltë, të dizajnuara nga kompania shumë e njohur Nike.

Skuadra e Luis Enrique e ka filluar mirë sezonin e ri të La Ligas, pasi ka shënuar tre fitore në tre ndeshjet e para. Sot ata do të jenë në kërkim të fitores së katërt radhazi.